Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri – Forcat e regjimit hapin korridor për hyrjen e terroristëve të DAESH-it në Idlib

Regjimi i Beshar Esadit i ka hapur organizatës terroriste DAESH në Siri një korridor për të hyrë në zonën e çtensionimit në provincën Idlib...

Siri – Forcat e regjimit hapin korridor për hyrjen e terroristëve të DAESH-it në Idlib

Regjimi i Beshar Esadit i ka hapur organizatës terroriste DAESH në Siri një korridor për të hyrë në zonën e çtensionimit në Idlib.

Opozitarët dhe grupe të armatosura antiqeveritare në lindje të Idlibit po luftojnë me terroristët e DAESH-it dhe forcat e regjimit.

Pas tërheqjes së forcave besnike të regjimit dhe forcave të mbështetura nga Irani, DAESH-i përparoi nga korridori pa luftime.

Terroristët hynë në Idlib nëpërmjet korridorit në fjalë 30 km të gjatë dhe u dislokuan në fshatrat Daribiya dhe Niha.

Sulmet e fuqishme të organizatës terroriste DAESH kundër elementëve të organizatës së armatosur antiqeveritare, Hayat Tahrir al-Sham dhe grupeve opozitare po vazhdojnë në në lindje të Idlibit, kryesisht në fshatin Umm al-Halahil dhe qytezën Zarzur.

Opozitarët dhe grupet e armatosura antiqeveritare luftojnë njëkohësisht kundër forcave të regjimit të Esadit.

Teksa regjimi dhe DAESH-i avancojnë vende-vende në juglindje të provincës Idlib, Rusia ofron mbështetje ajrore intensive kundër opozitarëve.

Si pasojë e këtyre luftimeve, kontrolli i shumë zonave kalon sa në njërën palë, në tjetrën.



Lajme të ngjashme