Gjermani – Schulz: S’do të jem pjesë e kabinetit të ri qeverisës
Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, Martin Schulz, njoftoi të premten vonë se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeverisës, që do të formohet ndërmjet forcës politike të tij dhe partive të Unionit Kristian (CDU/CSU)...

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, Martin Schulz, njoftoi të premten vonë se nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeverisës, që do të formohet ndërmjet forcës politike të tij dhe partive të Unionit Kristian (CDU/CSU).
Përmes një komunikate të shkruar, Schulz theksoi se për vetë atë është mjaft e rëndësishme që protokolli i koalicionit, mbi të cilin kanë rënë dakord me CDU/CSU-në, të miratohet edhe nga anëtarët e SPD-së.
Ai tha se vëren rrezik në lidhje me arritjen e një rezultati të suksesshëm nga votimi, që anëtarët e SPD-së do të bëjnë për protokollin e koalicionit të ri qeverisës.
“Prandaj njoftoj se kam hequr dorë nga pjesëmarrja ime në kabinet”, deklaroi kreu i socialdemokratëve gjermanë.
Në këtë mënyrë – vijoi ai – shpresoj që të marrin fund edhe debatet rreth personave brenda SPD-së.
“Kjo nënkupton se ambiciet e mia personale duhet të jenë prapa interesave të partisë”, vlerësoi Martin Schulz duke nënvizuar se të gjithë merren me politikë për njerëzit e Gjermanisë.