Avionët luftarakë rusë vazhdojnë bombardimin e Afrinit, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Në rajonin e çtensionimit në Idlib të Sirisë, në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë ndaj një spitali dhe dy shkollave të boshatisura më parë, u vranë 10 civilë.

Ministri i Mbrojtjes Civile të Sirisë (Beretat e Bardha), Mustafa Hac Yusuf tha se forcat ruse vazhdojnë bombardimin intensiv në Idlib.

“Avionët luftarakë rusë, në fshatin Mismisan të nënprefekturës Cisr es Sugur, plagosën edhe të paktën 15 civilë të tjerë, ndër të cilët ishin edhe personeli i Mbrojtjes Civile” tha Ai.   

Yusuf bëri të ditur se sulmet ajrore vazhdojnë pa ndalur në mbarë qytetin  dhe nënvizoi se mbyllja e shkollave pas sulmit të parë në fshat  dhe boshatisjes së spitalit parandaloi një tragjedi të madhe.  

Ekipet e Mbrojtjes civile u shprehën se sulmet ajrore janë duke vazhduar dhe mund të rritet numri i viktimave.

Idlibi, që gjendet në kufirin e Turqisë dhe në veri të Sirisë, në mbledhjen e zhvilluar në datat 4-5 maj 2017 në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, nga ana e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, u shpall “zonë çtensionimi”.   

Lajme të ngjashme