Atentat ndaj akademikut turkmen në Irak

Në qytetin Kirkuk të Irakut akademiku turkmen Ali Elmas humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë nga persona të paidentifikuar.

905297
Atentat ndaj akademikut turkmen në Irak

Në qytetin Kirkuk të Irakut akademiku turkmen Ali Elmas humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësimdhënësi i Fakultetit të Juridikut në Universitetin e Kirkukut, Ali Elmas u sulmua me armë ndërkohë që ishte duke udhëtuar me makinë në qendër të qytetit.

Elmas mbeti i vdekur në vendngjarje.

Policia e Kirkukut filloi hetimet në lidhje me ngjarjen.

Kryetari i frontit turkmen të Irakut, Ershet Salihi dënoi ngjarjen dhe theksoi se në Irak vazhdojnë vrasjet dhe kërcënimet ndaj tukmenëve.

Ai u shpreh me fjalët: “Ne i bëjmë thirrje botës që tanimë të mos shpërfillin turkmenët”.

Disa akademikë turkmenë të Kirkukut dhe anëtarë të organizatave joqeveritare civile turkmene, pas atentatit ndaj Elmas, postuan në median sociale fotografi me akademikun dhe kërkuan që tu jepet fund sulmeve ndaj turkmenëve.



Lajme të ngjashme