Simpatizantët e PYD/PKK-së ngritën çadër në Berlin dhe bënë propagandë kundër Turqisë

Në Berlin të Gjermanisë simpatizantët e organizatës terroriste PYD/PKK ngritën çadër përpara Kuvendit Federal dhe bënë propagandë kundër operacionit “Dega e Ullirit”, që Turqia zhvillon në Siri.

Për shkak se në Gjermani është e ndaluar përdorimi i posterave të kreut të organizatës terroriste, ra në sy se në çadër ishin varur paçavuret e YPG-së, zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri.  

U vu re se policia nuk ndërhyri ndaj simpatizantëve të PYD/PKK-së që mbështeten nga Partia e Majtë në opozitë në Kuvendin e Gjermanisë.

Gjermanëve dhe vizitorëve të tjerë të ftuar në çadrën e organizatës terroriste iu shpërndanë broshura kundër Turqisë.

Simpatizantët e PYD/PKK-së kërkuan mbështetje kundër operacionit “Dega e Ullirit” dhe kundër shitjes së armëve Turqisë.

Lajme të ngjashme