Uzbekistani liberalizon vizat për qytetarët e 7 shteteve për qëndrimet deri në 30 ditë

Uzbekistani ka liberalizuar vizat për qëndrimet deri në 30 ditë për qytetarët e 7 vendeve, përfshi këtu edhe Turqinë...

Uzbekistani liberalizon vizat për qytetarët e 7 shteteve për qëndrimet deri në 30 ditë

Uzbekistani ka liberalizuar vizat për qëndrimet deri në 30 ditë për qytetarët e 7 vendeve, përfshi këtu edhe Turqinë.

Në dekretin për “garantimin e kushteve pozitive për zhvillimin e potencialit turistik në Uzbekistan”, nënshkruar të hënën nga Presidenti Shavkat Mirziyoyev, theksohet se për qytetarët e Izraelit, Indonezisë, Koresë së Jugut, Malajzisë, Singaporit, Japonisë dhe Turqisë s’do të aplikohet vizë për udhëtimet e tyre deri në 30 ditë duke filluara nga data 10 shkurt 2018.

“Nga liberalizimi i vizave në fjalë do të përfitojnë gjithashtu anëtarët e ekuipazhit të avionëve që fluturojnë drejt Uzbekistanit”, theksohet ndër të tjera në këtë dekret presidencial, i cili njofton edhe se vendi do të nisë aplikimin e vizave elektronike (e-visa) duke filluar që nga data 1 korrik e këtij viti.

Kreu i shtetit uzbek kishte nënshkruar në tetor të vitit 2017 një tjetër dekret, përmes të cilit lehtësonte procedurat e vizave për qytetarët e Turqisë, Austrisë, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Zvicrës, Çekisë, Letonisë, Malajzisë, Japonisë dhe Tajlandës. Sipas këtij dekreti, qytetarët e shteteve të lartpërmendura mund të pajiseshin me vizë të Uzbekistanit brenda 3 ditë pune.



Lajme të ngjashme