PYD/PKK-ja rrëmben fëmijët në Siri

Fëmijët asirianë, arabë dhe kurdë rrëmbehen nëpër rrugë dhe shtëpitë e tyre dhe i bashkëngjiten me dhunë organizatës terroriste YPG.

903946
PYD/PKK-ja rrëmben fëmijët në Siri

Organizata separatiste terroriste PYD/PKK rrëmben fëmijët në veri të Sirisë.

Kryetari i Këshillit Botëror të Asirianëve, Johny Messo tha se organizata terroriste PYD/PKK bën shkelje të të drejtave të njeriut duke bërë presion në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte ndaj popullit asirianë dhe të tjerëve në veri të Sirisë.

Messo në prononcimin e tij të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli deklaroi se fëmijët asirianë, arabë dhe kurdë rrëmbehen nëpër rrugë dhe shtëpitë e tyre dhe i bashkëngjiten me dhunë organizatës terroriste YPG dhe se këto rrëmbime kanë ndodhur edhe vitin e kaluar.

Duke e bërë të ditur se YPG-ja bën fjalë për demokraci, të drejta e njeriut dhe vullnetin e lirë, por se këto nuk i zbaton, Messo tha se kjo organizatë rrëmben me dhunë fëmijët nga familjet e tyre dhe i mbanë nën kërcënim të armëve.

Kryetari i Këshillit Botëror të Asirianëve gjithashtu tha se asirianët që jetojnë në rajon po frikësohen dhe janë të shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tyre, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Viteve të fundit në veri të Sirisë po jetohen shumë gjëra, por banorët e kësaj zone frikësohen të tregojnë se çfarë po ndodhë. Presioni që zbaton YPG-ja ndaj asirianëve dhe të tjerëve në rajon, bëhen shkak që këta persona të largohen nga kjo zonë. Nuk e di numrin e saktë, por deri më sot shumë asirianë janë detyruar për tu larguar nga kjo zonë. Gjithashtu shumë gjëra që po jetohen këtu nuk po pasqyrohen në mediat Perëndimore dhe ne jemi shumë të hidhëruar për këtë. Ato çfarë duam të shpjegojmë ne nuk përputhen me ato çfarë dëshirojnë të pasqyrojnë mediat Perëndimore. Në të vërtet ka shumë gjëra për të shpjeguar në lidhje me këtë rajon”.

Messo gjithashtu bëri të ditur se nëse shikohen në ato çfarë bëri YPG-ja gjatë viteve të fundit do të shohim se kjo organizatë ka punuar vetëm për interesat e saj dhe shtoi: “Këto interesa nuk përputhen me interesat kolektive të popullit sirian. Për sa kohë që YPG-ja vazhdon me zbatime në drejtim të interesave të saj kjo paraqet rrezik dhe kërcënim për popujt dhe pakicat tjera të këtij rajoni. Për ne më e rëndësishmja është tërësia territoriale e Sirisë, por YPG dhe PYD duan të themelojnë shtetin e tyre federal në këtë rajon”.

Ndërkohë edhe gazetari Mudar Hamad Esad, i cili është strehuar së bashku me familjen dhe të afërmit në Turqi nga presioni dhe dhuna e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK-së në Siri tha se terroristët nuk lejuan marrjen e kufomave të personave që masakruan, ndërsa bëri të ditur se posa hynin në fshatra ata fillimisht i armatosnin fëmijët dhe i detyronin për të luftuar.

“Në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të armatosin organizatat terroriste në Siri atëherë shumë më shumë njerëz do të humbin jetën”, theksoi Esad ndërsa shtoi se përkrahin nga zemra operacionin “Dega e Ullirit”, të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe uroi që ky operacion të zgjerohet.

 


Lajme të ngjashme