ShBA-të bisedojnë me Turqinë për çështjen e operacionit ndaj Menbixhit

Sekretari Mattis iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mundësinë e zgjerimit të operacionit “Dega e Ullirit” në Menbixh.

ShBA-të bisedojnë me Turqinë për çështjen e operacionit ndaj Menbixhit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jimm Mattis bëri të ditur se me Turqinë kanë biseduar në lidhje me çështjen e Menbixhit, por bëri të ditur se nuk do të jetë e përshtatshme që ti publikoj detajet.

Në prononcimin e tij gjatë takimit me gazetarët në Departamentin e Mbrojtjes (Pentagon), Sekretari Mattis iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mundësinë e zgjerimit të operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia e filloi në zonën Afrin ndaj organizatës separatiste terroriste PYD/PKK dhe DAESH në drejtim të Menbixhit.

Mattis tha se me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve se a do të hyjnë apo jo Forcat e Armatosura të Turqisë në Menbixh, Sekretari Mattis tha: “Nuk do të prononcohem tani në lidhje me këtë. Tani nuk është koha që këto ti publikojmë në një mënyrë të thjeshtë. Për shkak të pozitave të tyre (të vendeve) të kuptueshme prononcimi në lidhje me këtë do të vështirësojë edhe më shumë situatën. Në këtë mënyrë do të ekuilibroni interesat konkurruese. Mund të them vetëm këtë, kjo aktualisht është çështje aktive e diskutimit me aleaten tonë Turqinë”.   



Lajme të ngjashme