Pastrohet nga terroristët e PYD/PKK-së një fshat tjetër në veri të Afrinit

Ushtria turke njofton se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” është pastruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshati Ali Kar, që ndodhet në veri të Afrinit.

Pastrohet nga terroristët e PYD/PKK-së një fshat tjetër në veri të Afrinit

Në komunikatën e Forcave të Armatosura Turke (TSK) thuhet se duke marrë fshatin Ali Kar, që ndodhet në veri të qytezës Bylbyl të Afrinit, TSK dhe trupat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë lidhur me njëri-tjetrin fshatin Shenkal, që ndodhet në kufirin Siri-Turqi dhe që është marrë më herët, me fshatrat e tjerë përreth dhe zonën Zehran, duke marrë kështu nga PYD/PKK një front të gjerë në veri të qendrës së qytetit Bylbyl.

Në ditën e 12-të të operacionit “Dega e Ullirit”, në 5 krahina të Afrinit janë çliruar nga organizata 20 fshatra, 6 vendbanime nga të cilat njëri është fshat si dhe 7 male dhe kodra me rëndësi strategjike.



Lajme të ngjashme