SHBA-ja riforcon partneritetin strategjik me Katarin në sfondin e krizës së Gjirit

Uashingtoni riforcoi të martën aleancën me Dohan, përshëndetur për përpjekjet antiterroriste disa muaj pas kritikave të ashpra të Presidentit Trump dhe pavarësisht krizës mes emiratit e Arabisë Saudite, aleat i madh i SHBA-së në Lindjen e Mesme...

SHBA-ja riforcon partneritetin strategjik me Katarin në sfondin e krizës së Gjirit

SHBA-ja riforcoi të martën partneritetin strategjik me Katarin, përshëndetur për përpjekjet antiterroriste disa muaj pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe pavarësisht krizës mes emiratit e Arabisë Saudite, aleat i madh i Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

“Katari është një partner i fortë dhe një mik prej një kohe shumë të gjatë i SHBA-së. Ne shpresojmë që diskutimet e ditës së sotme do të riforcojnë lidhjet tona strategjike”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në nisje të dialogut të parë strategjik mes dy vendeve, në Uashington.

Marrëdhëniet nuk kanë qenë gjithmonë të mira që prej ardhjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë një vit më parë.

Në muajin maj, në një fjalim në Riad, presidenti amerikan u kërkoi vendeve myslimane të reagonin në mënyrë vendimtare kundër ekstremizmit dhe influencës iraniane në rajon.

Në fillim të muajit qershor, Arabia Saudite dhe aleatët arabë iu referuan këtij fjalimi të ashpër për të shkëputur marrëdhëniet me Katarin fqinj dhe për t’i vendosur një bllokim ekonomik këti emirati të vogël, akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për afrim me Teheranin; akuza këto që janë refuzuar kategorikisht nga Doha.

Që prej asaj kohe, presidenti amerikan ka ulur tonet dhe ka propozuar gjithashtu ndërmjetësimin amerikan për t’i dhënë fund krizës së Gjirit. /ATSH



Lajme të ngjashme