OKB: Mbi 270.000 të zhvendosur që prej dhjetorit për shkak të luftës në Siri

Më shumë se 270.000 sirianë janë larguar si pasojë e luftimeve në provincat Idlib dhe Hama, në veriperëndim të vendit, mes rebelëve dhe forcave të regjimit që prej fundit të dhjetorit, theksoi një zyrtare e lartë e OKB-së...

OKB: Mbi 270.000 të zhvendosur që prej dhjetorit për shkak të luftës në Siri

Më shumë se 270.000 sirianë janë larguar si pasojë e luftimeve në provincat Idlib dhe Hama, në veriperëndim të vendit, mes rebelëve dhe forcave të regjimit që prej fundit të dhjetorit, theksoi një zyrtare e lartë e OKB-së.

“Kampet që duhet të presin këta persona kanë kaluar kapacitetet e tyre, gjë që ka detyruar shumë persona të vendosen në një prej 160 kampeve të improvizuara në Idlib”, theksoi Ursula Mueller, zëvendëssekretare e përgjithshme e ngarkuar me Çështjet Humanitare në Këshillin e Sigurimit.

“Gjatë këtyre muajve të dimrit të ftohtë, shumë familje nuk kanë pasur asgjë tjetër përveç një tende të improvizuar, që duhet ta ndajnë me të tjerët”, deklaroi ajo.

“Sulmet ajrore dhe luftimet në jug të Idlibit dhe në veri të Hamas kanë detyruar më shumë se 270.000 persona të largohen që prej 15 dhjetorit”, nënvizoi Mueller duke shtuar se vetëm në muajin dhjetor janë sulmuar 16 spitale dhe klinika. /ATSH



Lajme të ngjashme