Zvicër - Sulmohet Konsullata e Përgjithshme turke në Cyrih

Personat e paidentifikuar kanë ndërmarrë një sulm të zjarrvënies në tentativë ndaj një makine të Konsullatës së Përgjithshme në Cyrih të Zvicrës.

Zvicër - Sulmohet Konsullata e Përgjithshme turke në Cyrih

Personat e paidentifikuar kanë ndërmarrë një sulm të zjarrvënies në tentativë ndaj një makine të Kryekonsullatës turke në Cyrih të Zvicrës.

Në deklaratën e saj të bërë në lidhje me rastin kryekonsullja, Asiye Nurcan Ipekçi ka thënë se “Sot rreth orës 03:09 minuta dy meshkuj tentuan ti vënë zjarrin makinës tonë që ndodhej në parking. Falë Zotit sulmi i zjarrvënies ndaj makinës së konsullatës mbeti vetëm në tentativë. Gëzon fakti që në këtë sulm nuk pati humbje në jetë dhe dëme materiale”.

Ipekçi deklaroi se ngjarja u zbulua sot në mëngjes gjatë kontrolleve rutine të atasheut për siguri, ndërsa shtoi se policia e Cyrihut bëri inspektime në vendin e ngjarjes.

Duke vënë në dukje se kanë edhe regjistrat e kamerave të sigurisë, kryekonsullja Ipekçi shtoi se “Ky është sulmi i tretë i bërë ndaj konsullatës tonë brenda një viti. Fatkeqësisht në hetimet e kryera në lidhje me kryesit e sulmeve të mëhershme nuk pati ndonjë rezultat”.

Së fundmi më 1 maj një grup i personave të maskuar kanë kryer sulme me bojë ndaj Konsullatës, ndërsa në stacionin e autobusëve që ndodhet në afërsi kanë shkruar parulla me ngjyrë të kuqe si “Kill Erdogan” (Vrisni Erdoganin).

Në anën tjetër hedhja e sloganeve kundër Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe bojërat e hedhura ndaj godinës së konsullatës që simbolizojnë të të ashtuquajtura ngjyrat e organizatës terroriste PKK, shtoi dyshimin se sulmi mund të jetë kryer nga simpatizantët e organizatës terroriste PKK.

Edhe gjatë mitingut të organizuar më 25 mars nga simpatizantët e PKK-së në kryeqytetin Bernë para mbajtjes së referendumit në Turqi më 16 prill, në objektiv ishte marrë Presidenti Erdogan dhe ishte hapur pankarta me mbishkrim “Kill Erdogan”.

Në mitingun e mbajtur më 25 mars në kryeqytetin Bernë simpatizantët e PKK-së në pankartë e hapur mbi sfondin me ngjyrë të zezë kishin vizatuar figurën e Presidentit Erdogan me armë në kokë dhe e cila mbante mbishkrimin “Kill Erdogan”.

Dihet se policia zvicerane deri më tani nuk ndaloi e as arrestoi ndonjë të dyshuar në lidhje me këto ngjarje.



Lajme të ngjashme