Soçi – Të respektohet sovraniteti dhe tërësia territoriale e Sirisë

Në Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, që u mbajt në qytetin Soçi të Rusisë, u vu theksi në respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë.

Soçi – Të respektohet sovraniteti dhe tërësia territoriale e Sirisë

“Populli i Sirisë duhet të vendosë me zgjedhje për të ardhmen e tij”,- thuhet në komunikatën përfundimtare të Kongresit.

“Pjesëmarrësit biseduan për hapat që duhen hedhur në drejtim të zgjidhjes politike”, thuhet në një vend tjetër të komunikatës.

"Duhet vazhduar me mbrojtjen e ushtrisë së Sirisë dhe kjo ushtri duhet të vazhdojë detyrën e saj për të mbrojtur kufijtë e Sirisë, luftën me forcat e huaja dhe përpjekjen me antiterrorizmin. I gjithë populli i Sirisë është i barabartë pavarësisht nga prejardhja etnike dhe fetare”, vijon komunikata.

Raportohet se pjesëmarrësit në Kongres kanë krijuar një komitet me 150 anëtarë për të ndryshuar kushtetutën ekzistuese të Sirisë dhe ranë dakord për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve me qëllim për ti dhënë fund luftës që vazhdon për më shumë se 7 vite në vendin e tyre.

 


Lajme të ngjashme