Portugali – Kryeministri përjashton një dorëheqje të ministrit të Financave

Kryeministri portugez, Antonio Costa, përjashtoi të hënën pretendimin e shtypit për një dorëheqje të ministrit të Financave, Mario Centeno, edhe pse ky i fundit do të hetohet për ftesën në një ndjeshje futbolli...

Portugali – Kryeministri përjashton një dorëheqje të ministrit të Financave

Kryeministri portugez, Antonio Costa, përjashtoi të hënën pretendimin e shtypit për një dorëheqje të ministrit të Financave, Mario Centeno, edhe pse ky i fundit do të hetohet për ftesën në një ndjeshje futbolli.

“Mario Centeno, drejtues i Eurogrupit që prej 13 janarit, është një figurë shumë e denjë dhe shumë serioze, i cili ka një rëndësi shumë të madhe për vendin tonë dhe tek i cili kam shumë besim dhe nuk do të largohet nga qeveria në asnjë rrethanë”, deklaroi Costa mbrëmjen e djeshme.

“Edhe nëse ai do të hetohet, nuk shikoj asnjë arsye që ai të largohet nga qeveria”, nënvizoi ai në reagim të informacioneve të shtypit, sipas të cilave Centeno është shënjestruar nga drejtësia portugeze në kuadër të një hetimi për marrjen e avantazheve të panevojshme.

Sipas të përditshmes “Correio da Manha” dhe të përjavshmes “Expresso”, Prokuroria Publike është interesuar për një lidhje të mundshme mes një ftese të kërkuar nga Centeno për të marrë pjesë në një ndeshje të Benficas kundër FC Portos në muajin prill 2017 dhe një përjashtimi tatimor të siguruar nga një shoqëri e djalit të presidentit të klubit të Lisbonës. /ATSH



Lajme të ngjashme