Kulla ‘Eiffel’ fik dritat për viktimat e sulmit të përgjakshëm në Afganistan

Në shenjë nderimi për viktimat e sulmit të fundit terrorist në kryeqytetin afgan Kabul, mbrëmë Kulla e Eiffel-it në Paris fiku dritat.

Me vendimin e kryebashkiakes Anne Hidalgo, dritat në Kullën e Eiffel-it u fikën pikërisht në mesnatë.

"Parisi dhe parisienët janë me popullin afgan të cilët në mënyrë direkt janë ballafaquar me terroristët", ka thënë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në rrjetet sociale.

Dritat në Kullën e Eiffel-it janë fikur edhe më parë pas sulmeve terroriste në vende të ndryshme të botës.

Këtë herë, kjo u bë për nder të të paktën 95 të vrarëve dhe 158 të plagosurve nga sulmi terrorist me bomba në Kabul, të cilat shpërthyen dje duke aktivizuar eksplozivët në një autoambulancë. (AA)

Lajme të ngjashme