Stoltenberg: Turqia gëzon të drejtën e vetëmbrojtjes

Në një deklaratë që bëri nga Spanja lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ashtu si vendet e tjera, edhe Turqia gëzon të drejtën të mbrojë veten e saj.

jens stoltenberg-mariano rajoy.jpg

I ndodhur në Spanjë për një vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pas takimit me Ministren e Mbrojtjes, Maria Dolores de Cospedal mbajti një konferencë të përbashkët shtypi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri deklarata edhe në lidhje me Operacionin “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura Turke –(TSK) kanë filluar kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DAESH në Afrin të Sirisë.

 

"Turqia është anëtarja e NATO-s që është përballur më shumë me sulme terroriste. Sikurse edhe shtetet e tjera, Turqia ka të drejtë të vetëmbrohet",- ka thënë shefi i NATO-s.

Duke iu referuar bisedës telefonike që kishte realizuar javën e kaluar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Stoltenberg tha se janë në kontakt të rregullt me të gjitha vendet, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).



Lajme të ngjashme