Merkel optimiste për formimin e qeverisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh optimiste për formimin sa më shpejt të një qeverie në Gjermani, pas katër muajve zvarritje që kanë dobësuar pocizionin e saj në plan kombëtar dhe ndërkombëtar.

Merkel optimiste për formimin e qeverisë

“Ne do të negociojmë sa më shpejt. Besoj se njerëzit presin tashmë që të shkojmë drejt formimit të një qeverie mes kampit konservator dhe social-demokratëve të SPD-së”, theksoi kancelarja pak para fillimit të diskutimeve.

Presidenti i SPD-së, Martin Schulz këmbënguli në nevojën për një koalicion të mundshëm, për të pasur një program të qartë pro-evropian përballë tendencave izolacioniste të ShBA-së së Donald Trumpit.

“Objektivi është të bëjmë sërish Gjermaninë një lidere evropiane”, theksoi ai.

SPD-ja pranoi gjatë një kongresi të dielën e kaluar për të diskutuar në lidhje me një kontratë të re të detajuar në kuadër të një koalicioni të madh.

Ky koalicion do të mundësojë për kancelaren fillimin e një mandati të katërt në krye të fuqisë së parë ekonomike evropiane. (ATSH)



Lajme të ngjashme