Irak - 450 mijë persona të zhvendosur kthehen në shtëpitë e tyre

Ministria e Emigracionit dhe Personave të Zhvendosur ka arritur të riatdhesojë afërsisht 450.000 persona nga provinca Nineveh.

Irak - 450 mijë persona të zhvendosur kthehen në shtëpitë e tyre

"Ministria e Emigracionit dhe Personave të Zhvendosur ka arritur të riatdhesojë afërsisht 450.000 persona nga provinca Nineveh, nga 1.350,000, pas çlirimit të zonave të tyre nga DEASH-i," tha në një deklaratë Ministri i Emigracionit Jassim al-Jaf.

"Riatdhesimi i personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre kërkon kohë dhe koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë përkatëse. Gjithashtu kërkon rivendosjen e sigurisë në këto zona," shtoi ai.

Në lidhje me hakmarrjet e mundshme ndaj familjeve lokale të akuzuara për bashkëpunim me DEASH-in, ministri pranoi se ka pasur probleme "shoqërore dhe të sigurisë" në disa zona "që kanë shërbyer për të penguar procesin e riatdhesimit".

Sipas shifrave të Ministrisë, rreth 5.7 milionë irakianë u detyruan të arratisen nga shtëpitë e tyre, në shtatë prej 19 provincat e Irakut, pasi grupi terrorist famëkeq DEASH pushtoi pjesën më të madhe të vendit në mes të vitit 2014.

Shifrat e fundit të hartuara nga agjencitë irakiane të sigurisë sugjerojnë se prej tyre rreth 2.4 milionë, rreth 40 për qind e totalit, janë riatdhesuar që nga ajo kohë. (AA)



Lajme të ngjashme