Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mattis për operacionin në Afrin: Shqetësimi i Turqisë për sigurinë kombëtare është legjitim

Ai tha se ushtarët amerikan në rajon nuk janë të rrezikuar nga operacioni në fjalë të cilin po e zbatojnë forcat turke në rajonin e Afrinit.

Mattis për operacionin në Afrin: Shqetësimi i Turqisë për sigurinë kombëtare është legjitim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, u shpreh se shqetësimi i Turqisë për sigurinë e saj është legjitim dhe se Turqia në këtë kontekst ka qenë transparente duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) para fillimit të sulmeve ajrore në Siri.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët amerikanë lidhur me zhvillimet e fundit, Mattis ka folur për zhvillimet në Siri përfshirë operacionin "Dega e Ullirit" të cilin Forcat e Armatosura Turke e filluan të shtunën kundër terroristëve të PYD/PKK-së dhe DAESH-it në Afrin.

“Turqia është një aleat i rëndësishëm në NATO dhe ka një shqetësim legjitim lidhur me sigurinë e saj”, tha Mattis.

Ai tha se ushtarët amerikan në rajon nuk janë të rrezikuar nga operacioni në fjalë të cilin po e zbatojnë forcat turke në rajonin e Afrinit.



Lajme të ngjashme