Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet për gjendjen në Siri

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas kërkesës së Francës, do të mblidhet sot për të diskutuara zhvillimet e fundit në Siri si dhe gjendjen njerëzore dhe sigurimin e qasjes.

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe koordinator i Ndihmës Emergjente, Mark Lowcock do të informojë anëtarët e Këshillit në lidhje me vizitën e zhvilluar në Siri.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian lajmëroi (dje) se do ti bënin thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbledhje urgjente për gjendjen në Siri.

Le Drian, në një deklaratë të bërë përpara gazetarëve në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Mesdheut Perëndimor, të zhvilluar në Algjeri, tha se zhvillimet në Siri janë shqetësuese.

Në një postim të bërë (dje) në llogarinë Twitter ai u shpreh me fjalët: “Siri: Guta, Idlib, Afrin. Franca kërkon mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bisedova me homologun turk”.

Lajme të ngjashme