Austri - Salcburg - Persona të paidentifikuar sulmojnë konsullatën e Turqisë

Sipas informatave të marra nga zyrtarët e konsullatës turke në Salcburg, personat e panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e portës së oborrit dhe të hyrjes së konsullatës.

Austri - Salcburg - Persona të paidentifikuar sulmojnë konsullatën e Turqisë

Personat e paidentifikuar kanë ndërmarrë një sulm ndaj godinës së kryekonsullatës turke në qytetin Salcburg të Austrisë.

Sipas informatave të marra nga zyrtarët e konsullatës turke në Salcburg, personat e panjohur mbrëmë kanë thyer xhamat e portës së oborrit dhe të hyrjes së konsullatës.

Zyrtarët bënë të ditur se ngjarja është duke u hetuar nga ana e policisë, ndërsa shtuan se shërbimet konsullore vazhdojnë pa ndërprerje.

Ndërkohë policia e Salcburgut në deklaratën e bërë gjatë konferencës për shtyp tha se një numër i madh i sulmuesve kanë thyer portën e oborrit të konsullatës dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë që ndodheshin jashtë objektit dhe kanë thyer xhamat në portën e hyrjes, ndërsa u bë e ditur se sulmuesit nuk kanë hyrë brenda në godinë.

Policia bëri të ditur se vendi i ngjarjes është hetuar edhe me qenë të trajnuar për ndonjë mjetë të mundshëm shpërthyes dhe se nuk është gjetur ndonjë element kërcënues, ndërsa u tha se janë ndaluar 3 persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Hetimet në lidhje me rastin do të zgjerohen, ndërsa do të zhvillohen nga njësitë e mbrojtjes e kushtetutës dhe për luftën kundër terrorit të provincës së Salcburgut.



Lajme të ngjashme