Vazhdon largimi i myslimanëve të Arakanit drejt Bangladeshit

Myslimanët e Arakanit të arratisur nga masakra dhe dhuna në Mianmar vazhdojnë të strehohen në Bangladesh.

Vazhdon largimi i myslimanëve të Arakanit drejt Bangladeshit

Myslimanët e Arakanit të arratisur nga masakra dhe dhuna në Mianmar vazhdojnë të strehohen në Bangladesh.

Zyrtari i Lartë i rajonit Ukhiya të qytetit Cox's Bazar, Muhammed Mikaruzzaman deklaroi se gjatë dy ditëve të fundit në Bangladesh kanë hyrë mbi 100 myslimanë të Arakanit.

Ndërkohë që ende nuk dihet se a do të kthehen myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh. Mikaruzzaman tha se është bërë shumë pak përgatitje.

Në deklaratën e përbashkët të bërë nga organizatat përfaqësuese të myslimanëve të Arakanit, theksohet se është një pyetje e madhe se si do të dërgohen prapa këta refugjatë, të cilët i dëshmuan dhunës së ushtarëve dhe të ekstremistëve të tjerë të Mianmarit në provincën e Arakanit.

Në deklaratë, ku theksohet se refugjatët e Arakanit nuk duan të kthehen në Mianmar pa u krijuar një atmosferë e tolerancës, bëhet e ditur se është e papranueshme që këta persona në vend të shtëpive të tyre të transferohen në qendra strehimore në Mianmar.

Udhëheqja e Bangladeshit shpesh bën thirrje për kthimin e myslimanëve të Arakanit në trojet e tyre.

Në këtë kuadër mes qeverive të Mianmarit dhe Bangladeshit më 23 nëntor u nënshkrua një marrëveshje për kthimin e refugjatëve.     



Lajme të ngjashme