Vazhdojnë iniciativat për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti Turqinë në lidhje me çështjen e refugjatëve.

891457
Vazhdojnë iniciativat për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Gjermani

Vazhdojnë iniciativat në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë takimit të saj me Kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz e mbroji Turqinë në lidhje me çështjen e refugjatëve.

Merkel tha se ishte habitur shumë nga kritikat e bëra në lidhje me marrëveshjen e ripranimit të arritur mes Turqisë dhe BE-së në vitin 2015.

Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me homologun e tij polak, i bëri një vlerësim marrëdhënieve me Turqinë.

Ministri gjerman deklaroi se së shpejti do të mbahen mbledhjet e komisioneve, të cilat synojnë bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë.



Lajme të ngjashme