Siri - Rritet në 40 numri i civilëve të vrarë në Gutën Lindore

Forcat e regjimit sirian në dy ditët e fundit kanë kryer sulme intensive ajrore dhe artilerie në qytetet Duma dhe Harasta, si dhe në qytezat Ein Tarma, Sakba, Arbin, Merxh, Medjere dhe Hammurijeh.

Siri - Rritet në 40 numri i civilëve të vrarë në Gutën Lindore

Si pasojë e sulmeve intensive të kryera në dy ditët e fundit në rajonin e Gutës Lindore që ndodhet nën rrethimin e regjimit të Esadit, kanë humbur jetën 40 civilë.

Forcat e regjimit sirian në dy ditët e fundit kanë kryer sulme intensive ajrore dhe artilerie në qytetet Duma dhe Harasta, si dhe në qytezat Ein Tarma, Sakba, Arbin, Merxh, Medjere dhe Hammurijeh.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardhë), në sulmet ajrore të forcave të regjimit, të cilat vazhduan edhe sot në qytetet dhe qytezat që ndodhen në zonën jokonfliktuale të Gutës Lindore, kanë humbur jetën dy civilë, njëri në qytezën Medyere, ndërsa tjetri në Arbin.

 

Ekipet e mbrojtjes civile bëjnë të ditur se numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të regjimit gjatë ditës së djeshme në qytezën Hammurijeh, është rritur në 25.

Ndërkaq në sulmet e djeshme ajrore të regjimit, në Sakba kanë humbur jetën 3 civilë, në Harasta, Arbin dhe Medjere nga një civilë, ndërsa në sulmin me artileri në Duma kanë humbur jetën edhe 7 civilë të tjerë.

Në këtë mënyrë numri i civilëve, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të djeshme është rritur në 38, ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore dhe të artilerisë gjatë dy ditëve të fundit doli në 40.

Ekipet e Mbrojtjes Civile, të cilët vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, arritën të shpëtojnë të gjallë një numër të madh të civilëve nga rrënojat e godinave.

Të plagosurit u dërguan për kurim në spitalet përreth.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore mbretëron shqetësimi nga rritja e numrit të viktimave.



Lajme të ngjashme