Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Krerët e organizatës terroriste pranuan synimin për formimin e ushtrisë

Krerët e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, të cilët përdorin emrin Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) pranuan se synojnë që në Siri të formojnë të të ashtuquajturën “ushtrinë e tyre”.

Sipas lajmit të gazetës britanike “The Times”, i ashtuquajturi lideri i organizatës terroriste PYD/PKK, Abdulkadir Effedili në lidhje me qytetet e pushtuara me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri tha se “Jemi duke e formuar ushtrinë tonë për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve”.

Effedili mbrojti qëndrimin se Turqia, Irani dhe regjimi i Beshar Esadit dëshirojnë ti marrin të gjitha territoret nga duart e organizatës, ndërsa duke vënë theksin në besueshmërinë ndaj ShBA-së tha se “Jemi të sigurt që për deri sa ShBA-ja të ndodhet këtu iranianët dhe regjimi sirian nuk do të tentojë të vë nën kontroll tërë vendin”.

Gjeneralarmate Joseph Votel, komandanti i Forcave Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), më 22 dhjetor 2017 deklaroi se në Siri do të formojnë njësitë kufitare me pretekst që DAESH-i të mos rigrupohet sërish.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Turqisë dje thërriti të ngarkuarin e misionit diplomatik të ShBA-së në Ankara, Philip Kosnett, të cilit i përcolli shqetësimet e Turqisë në lidhje me trajnimet e terroristëve.

Lajme të ngjashme