Ministri i Jashtëm kataras kritikon shkeljet e armëpushimit në Siri

Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, tha se sulmet e regjimit sirian ndaj zonës jokonfliktuale të Idlibit kanë për qëllim pengimin dhe dështimin e zgjidhjeve politike për krizën në Siri.

Ministri i Jashtëm kataras kritikon shkeljet e armëpushimit në Siri

Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al-Thani, tha se sulmet e regjimit sirian ndaj zonës jokonfliktuale të Idlibit kanë për qëllim pengimin dhe dështimin e zgjidhjeve politike për krizën në Siri.

Al-Thani përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter tha se, “Në Idlib po përsëriten skenat e bombardimeve. Po përsëritet paraqitja e argumenteve për pengimin dhe dështimin e përpjekjeve për çdo lloje zgjidhjeje politike të krizës në Siri. Përsëritet vrasja e civilëve dhe të opozitarëve nën emrin e luftës kundër grupeve terroriste”.

 

Sipas të dhënave të organizatës siriane për mbrojtjen civile “Helmetat e Bardhë", në tre javët e fundit në qytetin Idlib nga sulmet intensive ajrore kanë humbur jetën 70 civilë dhe 185 të tjerë janë plagosur.

Rajoni i Idlibit dhe rrethinat e tij, që ndodhen në kufi me Turqinë, me marrëveshjen e Astanës të arritur më 4-5 maj u shpallën "zona jokonfliktuale", por regjimi sirian dhe herë pas here edhe Rusia bëjnë shkelje të armëpushimit.



Lajme të ngjashme