Abadi: Iraku mbetet i angazhuar në bashkëpunimin me Turqinë

Iraku do të vazhdojë “bashkëpunimin e madh” të zhvilluar me Turqinë në fushën e tregtisë, kontrollit të kufijve dhe transportit të naftës.

Abadi: Iraku mbetet i angazhuar në bashkëpunimin me Turqinë

Kryeministri i Irakut, Haider Al-Abadi deklaroi se Iraku mbetet i angazhuar për të vazhduar “bashkëpunimin e madh” të zhvilluar me Turqinë në fushën e tregtisë, kontrollit të kufijve dhe transportit të naftës.

Gjatë konferencës javore për shtyp të organizuar në kryeqytetin Bagdad, Kryeministri Al-Abadi deklaroi se vendi i tij dëshiron të zhvilloj marrëdhënie të mira me fqinjët, ndërsa shtoi se në marrëdhëniet me Turqinë kanë filluar iniciativat dhe bashkëpunim i madh në çështjet e përbashkëta.

"Ne dëshirojmë të vazhdojmë marrëdhëniet tona duke përfshirë kontrollin e kufirit, marrëdhëniet tregtare dypalëshe dhe transportin e naftës, veçanërisht nga Mosuli dhe Kirkuku. Ndërtimi i tubacionit të naftës në portin Ceyhan do të përfundojë së shpejti", deklaroi Kryeministri irakian.

Abadi shtoi se ata do të paguajnë me metoda të tyre pagat e nëpunësve të Administratës Rajonale Kurde (KRG).

“Ne duam që pagat ti marrin qytetarët e jo partitë politike. KRG duhet të mbajë përgjegjësinë për të ardhurat e mbledhura nga doganat dhe eksportet e naftës prej 7.5 miliardë dollarësh në 2017”, deklaroi Abadi.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me ndëshkimin e zyrtarëve shtetëror në lidhje me korrupsionin, çështje kjo mbi të cilën ai ndalonte shpesh në deklaratat e mëhershme, Abadi tha se “Lufta e jonë në këtë drejtim vazhdon. Disa zyrtarë janë ndaluar me urdhër gjyqësor, është gati edhe lista e re. Fitorja është shumë afër”.



Lajme të ngjashme