Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, në turne vizitash në Lindjen e Mesme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, do të zhvillojë nga 20 janari një turne delikat në Lindjen e Mesme duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe në fund Izraelin, njoftoi të hënën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë...

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, në turne vizitash në Lindjen e Mesme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, do të zhvillojë nga 20 janari një turne delikat në Lindjen e Mesme duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe në fund Izraelin, njoftoi të hënën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Parashikuar fillimisht në fund të dhjetorit, turneu i Pence u shty pas tensioneve në rajon për shkak të vendimit të njëanshëm dhe të kundërshtuar të Presidentit Donald Trump për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Njoftuar më 6 dhjetor, kjo njohje e njëanshme, që hedh poshtë dekada të diplomacisë amerikane dhe ndërkombëtare, ka shkaktuar nervozizëm tek palestinezët.

Pritur më 20 janar në Kajro, ku do të takohet me Presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, Mike Pence do të vijojë vizitën në Aman për një takim kokë më kokë me Mbretin Abdullah II.

Zëvendëspresidenti amerikan do të qëndrojë në Izrael më 22 dhe 23 janar për t’u takuar me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Reuven Rivlin.

Përveç një fjalimi para Knesset, ai do të vizitojë gjithashtu Murin e Lotëve në qytetin e vjetër të Jerusalemit dhe memorialin e Holokaustit, Yad Vashem. /ATSH



Lajme të ngjashme