Pheniani dhe Seuli nisin bisedimet e para të nivelit të lartë që nga viti 2015

Pheniani dhe Seuli kanë nisur të martën bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve në më shumë se dy vjet, ku pritet që negociatorët të diskutojnë mbi pjesëmarrjen e mundshme të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut...

Pheniani dhe Seuli nisin bisedimet e para të nivelit të lartë që nga viti 2015

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë nisur të martën bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve në më shumë se dy vjet, ku pritet që negociatorët të diskutojnë mbi pjesëmarrjen e mundshme të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Kreu i delegacionit koreanojugor, ministri i Unifikimit, Cho Myoung-Gyon, deklaroi përpara takimit se ai shpresonte se Lojërat Olimpike dimërore që priten të zhvillohen muajin e ardhshëm në Pjongçang mund të shënojnë një “ngjarje të rëndësishme për paqen për të rritur kështu mundësitë për marrëdhënie më të mira ndërkoreane”.

Takimi filloi sipas planit, me pesë delegatë nga secila palë të cilët mbërritën në “zonën e armëpushimit” të Panmunjom rreth orës 10:00 (01:00 GMT), që ndodhet në kufirin de facto të Koresë së Veriut.

Shpresohet se bisedimet do të ndihmojnë për uljen e tensioneve midis dy vendeve, pas përkeqësimit të marrëdhënieve në mënyrë të konsiderueshme vitin e kaluar për shkak të programeve të testimit të raketave balistike dhe armëve bërthamore nga Pheniani.

Gjithashtu, Cho deklaroi të hënën se përveç çështjes së Lojërave Olimpike dimërore, Koreja e Jugut po planifikon të zhvillojë diskutime mbi mënyrat e lehtësimit të tensioneve ushtarake dhe ribashkimin e familjeve të shkatërruara nga Lufta e Koresë. /ATSH



Lajme të ngjashme