Parlamenti irakian dënon vendimin e ShBA-së për Jerusalemin

Parlamenti i Irakut ka miratuar me shumicë votash një rezolutë që dënon njohjen e Jerusalemit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si kryeqytet të Izraelit.

Parlamenti irakian dënon vendimin e ShBA-së për Jerusalemin

Deputeti i Koalicionit Kombëtar, që zotëron edhe numrin më të madh të karrigeve në Parlament, Ali es-Safi tha se Grupi Muvatin (Qytetari) në koalicion kishte sjellë për votim në parlament një projektrezolutë, që dënon vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për Jerusalemin.

Projektrezoluta në fjalë u miratua me shumicë votash, u shpreh Safi, dhe shtoi: "Vendimin e ShBA-së deputetët e vlerësuan si një provokim për të gjitha fetë, një kërcënim për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare".

Me këtë votim ligjvënësit irakianë i treguan botës se Jerusalemi është kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës, u shpreh Safi dhe e vijoi deklaratën me fjalët: "Kjo rezolutë e Parlamentit i bën thirrje qeverisë së Irakut që të bëjë të gjitha përpjekjet e duhura diplomatike pranë OKB, dhe në kuadër të kësaj të marrë të gjitha vendimet e nevojshme, në respekt të statusit të veçantë që ka Jerusalemi dhe si rrjedhojë e qenurit kryeqytetet i shteti palestinez”.

Trump në një deklaratë që kishte bërë më 6 dhjetor 2017 e kishte shpallur Jerusalemin “kryeqytet të Izraelit", dhe kishte urdhëruar Departamentin e Shtetit (Ministrinë e Punëve të Jashtme) të bënte përgatitjet për transferimin në Jerusalem të ambasadës amerikane në Tel-Aviv.

Pavarësisht kërcënimeve të ShBA-së, p/rezoluta për statusin e Jerusalemit me titull "Aktiviteti i Izraelit në Jerusalemin Lindor të Pushtuar dhe Territoret Palestineze, e cila ishte përgatitur me nismën e Turqisë dhe kritikonte vendimin e Trump, në votimin e bërë më 21 dhjetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua me 128 vota, përkundër 9 votave kundër dhe 35 abstenimeve.

 


Lajme të ngjashme