Pakistan - SHBA-të flasin me gojën e Indisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Muhammed Asif komentoi deklaratat e Presidentit të ShBA-s, Donald Trump.

Pakistan - SHBA-të flasin me gojën e Indisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Muhammed Asif, duke komentuar deklaratat e Presidentit amerikan, Donald Trump, të 1 janarit tha se, "SHBA-të flasin me gojën e Indisë”.

Sipas mediave lokale, Asifi i informoi përfaqësuesit e partive në Kuvend në lidhje me tensionet në rritje ditëve të fundit mes SHBA-ve dhe Pakistanit.

Asifi tha se Pakistani është për zgjidhje të tensioneve me SHBA-të nëpërmjet dialogut, megjithatë durimi i treguar nga vendi i tij duhet të mos perceptohet si dobësi.

“SHBA-të flasin me gojën e Indisë”, deklaroi Asif duke potencuar se SHBA-të, pas dështimit në Afganistan, po përpiqen që Pakistanin ta bëjnë "kurban".

Trump, në postimin në rrjetin social Twitter më 1 janar, tha se SHBA-të në 15 vitet e fundit kanë ndihmuar Pakistanin me 33 miliardë dollarë.

“Ata duke konsideruar liderët tanë si torollakë, nuk na dhanë gjë tjetër pos gënjeshtrave dhe dinakërive. U mundësojnë zonë të sigurt terroristëve që i ndjekim në Afganistan. Jo më", ka shkruar Trump.

Një kohë të shkurtër pas kësaj deklarate, qeveria e Washingtonit mori vendimin për pezullimin e 255 milionë dollarë ndihma ushtarake të planifikuara për Pakistanin.

Nga ana tjetër, duke i cilësuar si të pabaza akuzat e Trumpit, ministri i Jashtëm pakistanez Asif reagoi duke thënë, “Nuk do e bëjmë çështje pazarllëku prestigjin e vendit tonë".

Dje qeveria e Trumpit tha se do të pezullojë ndihmën ushtarake prej mbi 900 milionë dollarë për Pakistanin përderisa qeveria e Islamabadit “nuk bën hapat e duhur për talebanët afganë dhe grupin Hakkani". (AA)



Lajme të ngjashme