Mattis: Pakistani ende është pjesë e rëndësishme e Strategjisë së ShBA-së për Azinë Jugore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha se Strategjia e Azisë Jugore ka nisur nga Pakistani e jo nga Afganistani.

Mattis: Pakistani ende është pjesë e rëndësishme e Strategjisë së ShBA-së për Azinë Jugore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaroi se Pakistani ende është pjesë e rëndësishme e strategjisë së Azisë Jugore të SHBA-ve. Ai tha se nëse Islamabadi ndërmerr hapa vendimtare kundër militantëve talebanë dhe grupit Hakkani, SHBA-të do të rifillojnë ndihmat për këtë shtet.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes zhvilloi një bisedë me gazetarët në zyrën e mediave në Pentagon.

Mattis tha se Strategjia e Azisë Jugore, e cila është shpallur vitin e kaluar nga SHBA-të dhe formëson të ardhmen e operacioneve në Afganistan, ka nisur nga Pakistani e jo nga Afganistani.

Ai tha se ende janë duke punuar me Pakistanin lidhur me çështjen e Strategjisë së Azisë Jugore.

“Shumica prej jush e dini se Pakistani atje ka humbur më shumë ushtarë se i gjithë koalicioni i NATO-s, por me ta kemi mosmarrëveshje në disa çështje. Më së miri është që çështjet specifike të diskutohen në mënyrë të posaçme (të fshehur) me qëllim që të merren rezultatet e dobishme", thekson Mattis.

 

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit nëse me përkeqësimin e marrëdhënieve me Pakistanin kanë shqetësime për çështjen e furnizimit të ushtarëve të SHBA-ve me pajisje nga toka, Mattis tha “Jo, në këtë aspekt nuk kam ndonjë shqetësim”.

Ndërkaq në përgjigjen e tij të dhënë në pyetjen se “A mendoni që ky hap do të jetë në dobi të ShBA-së apo jeni të shqetësuar se ShBA-ja do të dëmtohet nga kjo?”, Sekretari Mattis tha: “Ashtu siç e keni parë në deklaratën (e Departamentit Amerikan të Shtetit), kishte fjali ku thuhej se kemi shpresa (për Pakistanin). Tani nuk e kam përpara atë deklaratë por ne ende bashkëpunojmë me Pakistanin dhe nëse shohim hapa vendimtarë kundër terroristëve të cilët përbëjnë kërcënim për ne, po aq edhe për Pakistanin, ne i fillojmë përsëri ndihmat”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes u pyet se a ka Pakistani kapacitet të mjaftueshëm apo jo për të përmbushur kërkesat e SHBA-ve?

“Mund të them këtë se Qeveria e Pakistanit ka kapacitet që t'i bëjë ato gjëra që po përpiqemi t'i bëjmë së bashku. Pra, patjetër se po", u përgjigj Mattis.



Lajme të ngjashme