Rusia paralajmëron ShBA-të për Iranin

Rusia i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit.

Rusia paralajmëron ShBA-të për Iranin

Pas mesazheve që erdhën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në mbështetje të protestave që vazhdojnë në Iran që nga 28 dhjetori, Teherani u ankua në Kombet e Bashkuara (OKB).

Një mbështetje për Iranin erdhi edhe nga Rusia.

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov e paralajmëroi ShBA-në se për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit. 

"E paralajmërojmë ShBA-në që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit. Zhvillimet atje, janë një çështje e brendshme e Iranit që ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë ndërkombëtare. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ti shtrembëruar zhvillimet, unë kam besim se ky vend, që është një fqinj dhe mik i Rusisë, do ti kapërcejë vështirësitë ekzistuese dhe do të dalë si një vend më i fuqishëm prej tyre dhe një partner i besueshëm në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, përfshi këtu edhe atë që ka të bëjë me programin nuklear të Teheranit”,- u tha Ryabkov gazetarëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në postimin e fundit që kishte bërë në llogarinë e tij në Twitter, kishte shkruar: "Unë kam respekt për popullin iranian që përpiqet të rimarrë qeverinë e tij të korruptuar. Kur të vijë koha e duhur do të merrni një ndihmë të madhe nga ShBA-a”.

 


Lajme të ngjashme