ShBA kërkon mbledhje urgjente të KS të OKB-së në lidhje me protestat në Iran

Ambasadorja e ShBA-së në OKB, Nikki Haley njoftoi se do të kërkojnë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në lidhje me protesta të vazhdueshme në Iran.

ShBA kërkon mbledhje urgjente të KS të OKB-së në lidhje me protestat në Iran

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley njoftoi se do të kërkojnë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar në selinë e OKB-së, ambasadorja Haley bërë të ditur se “Populli iranian doli nëpër rrugë në mënyrë të guximshme për të protestuar kundër shtypjes së qeverisë”, dhe në këtë mënyrë dha përkrahjen e saj.

Ambasadorja e ShBA-së theksoi se protestat në këtë vend nuk po drejtohen nga forcat e jashtme dhe se populli doli vet nëpër rrugë, ndërsa shtoi se “Ne përshëndesim këtë guxim të madh të popullit iranian”.

Duke pretenduar se “qeveria iraniane ka një histori të vrasjes së popullit të saj”, Haley njoftoi se do të kërkojnë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me protestat në Iran.

Në anën tjetër zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders gjatë konferencës së parë për shtyp të këtij viti u përgjigj kryesisht në pyetje në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran.

Sanders tërhoqi vëmendjen se ShBA-ja përkrahë të drejtën e protestuesve të lirisë së shprehjes, ndërsa vijoi duke thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin popullin iranian, ndërsa regjimit i bëjmë thirrje të respektojnë të drejtën themelore të qytetarëve të tyre për të shprehur dëshirën për ndryshim”.

Zëdhënësja mbrojti qëndrimin se në vend që regjimi të plotësoj nevojat e popullit ai “përkrahë terrorin” dhe vijoi me këto fjalë: “Populli iranian është zemëruar për shkak të korrupsionit në rritje në jetën e përditshme. Njerëzit janë lodhur duke paguar koston e asaj çfarë bëjnë udhëheqësit e zhytur në korrupsion dhe dhunë. Si rezultat i kësaj shohim kryengritje organike masive të iranianëve të guximshëm”.

Sanders gjithashtu bëri të ditur se Presidenti, Donald Trump ende nuk mori vendimin përfundimtar në lidhje me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, ndërsa shtoi se Trump mbanë mbi tavolinë të gjitha mundësitë.



Lajme të ngjashme