OKB: Duhet të respektohen të drejtat e popullit iranian

OKB-ja prononcohet në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran.

OKB: Duhet të respektohen të drejtat e popullit iranian

Organizata e Kombeve të Bashkuara në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran deklaroi se “Duhet të respektohen të drejtat e popullit iranian për manifestime paqësore dhe liria e shprehjes”.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq gjatë konferencës ditore për shtyp deklaroi se Sekretari Antonio Guterres është duke i monitoruar nga afër protestat në Iran dhe se është duke e shqyrtuar mundësinë për të kontaktuar me qeverinë iraniane ose me të tjerët.

Duke e bërë të ditur se OKB-ja është duke e shqyrtuar se cilat kontakte do të mund të jenë të “dobishme” dhe se shpreson që në këtë vend të mos jetohen më shumë ngjarje të dhunës, zëdhënësi Haq tha: “Organizata e Kombeve të Bashkuara pret që të respektohen të drejtat e iranianëve për manifestime paqësore dhe të lirisë së shprehjes”.

 

Ngjarjet në Iran filluan me protesta të organizuara në qytetin Mesh’hed nga një grup personash me qëllim për të protestuar koston e lartë të jetesës, papunësinë dhe korrupsionin.

Këto protesta, të cilat brenda një kohe të shkurtë u kthyen në protesta antiqeveritare, u përhapën në shumë qytete si Teheran, Kermanshah, Senendeç, Zenxhan, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad.

Në protesta që zhvillohen në mbarë vendin deri më sot kanë humbur jetën të paktën 23 persona, ndërsa janë ndaluar mbi 500 protestues.



Lajme të ngjashme