Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kanadaja i kërkon Iranit që të respektojë të drejtat demokratike

Kanadaja u kërkoi të martën autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat demokratike përballë manifestimeve ndonjëherë të dhunshme në vend, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave...

Kanadaja i kërkon Iranit që të respektojë të drejtat demokratike

Kanadaja u kërkoi të martën autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat demokratike përballë manifestimeve ndonjëherë të dhunshme në vend, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të mbajnë dhe respektojnë të drejtat demokratike dhe të drejtat e personit”, njoftoi Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme.

Otava është shprehur e “inkurajuar që sheh popullin iranian të ushtrojë të drejtën e tij themeltare për të manifestuar paqësisht”.

Autoritetet kanadeze garantojnë gjithashtu se “do të vazhdojnë të mbështesin të drejtat themeltare të iranianëve, përfshi këtu edhe lirinë e shprehjes”.

Franca ka shprehur gjithashtu të martën shqetësimin e saj përballë numrit të konsiderueshëm të viktimave dhe të arrestimeve, ndërkohë që Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar regjimin iranian. /ATSH



Lajme të ngjashme