Iran - Përkrahësit e regjimit manifestojnë në shumë qytete të vendit

Kësaj radhe nëpër rrugën e shumë qyteteve të Iranit përkrahësit e regjimit organizuan manifestime në shenjë përkrahjeje ndaj udhëheqjes së vendit.

Iran - Përkrahësit e regjimit manifestojnë në shumë qytete të vendit
Përkrahësit e regjimit manifestojnë në shenjë përkrahjeje në shumë qytete të Iranit
Përkrahësit e regjimit manifestojnë në shenjë përkrahjeje në shumë qytete të Iranit

Një grup i personave të mbledhur ditën e enjte në qytetin Mesh’hed pa thirrjen e ndonjë subjekti politik, ka protestuar kundër kushteve ekonomike në vend. Këto manifestime, të cilat u kthyen në protesta antiqeveritare, vazhdojnë në qytete të ndryshme të vendit.

Në protestat e filluara ditën e enjte në Iran, kësaj radhe nëpër rrugë dolën përkrahësit e regjimit.

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se në shumicën e qyteteve sot në mëngjes janë mbledhur me dhjetëra mijëra protestues përkrahës së regjimit.

Manifestimet e përkrahësve erdhën menjëherë pas deklaratës së liderit fetar, Ayetullah Ali Hamaney se “armiqtë e Iranit përpiqen për të shkaktuar luftë në vend”.

 

Pas thirrjes së udhëheqjes së Iranit për të protestuar kundër manifestimeve antiqeveritare dhe ngjarjeve të dhunës që po zhvillohen ditëve të fundit, përkrahësit e regjimit organizuan mitingje në përkrahje të qeverisë nëpër rrugët e qyteteve Ahvaz, Abadan, Gorgan, Ijlam, Erak, Hurrem Abad, Kirmanshah dhe Bushehr.

Manifestuesit hodhën slogane duke brohoritur “Ne jemi të gatshëm lideri ynë”, “E mallkuar qoftë ShBA-ja”, “E mallkuar qoftë Arabia Saudite” dhe “Të mallkuar qofshin ngatërrestarët dhe hipokritët”.

Në anën tjetër njoftohet se është shtyrë mitingu në përkrahje të regjimit i Institucionit të Njoftimeve që është i lidhur pranë liderit të Iranit, Ali Hamaney, mbajtja e të cilit ishte planifikuar për ditën e premte.

Edhe opozitarët organizuan protesta në orët e mbrëmjes në kryeqytetin Teheran, në Isfahan, Hamedan, Hurrem Abad, Bushehr, Ahvaz dhe Abedan, ku hodhën slogane kundër regjimit.

Bëhet e ditur se në qytetin Mesh’hed janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe se autoambulancat kanë transportuar shumë të plagosur në spitale, ndërkaq ende nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Në pamjet e postuara në mediat sociale duken me qindra protestues të dalë nëpër rrugë.

Në këto pamje duken edhe 5 protestues të vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e sigurisë gjatë tentimit të tyre për të hyrë në rajonin policor në qytetin Kehderixhan të provincës Isfahan.        

Ndërkohë në këtë vend, ku janë vrarë të paktën 23 manifestues, opozitarët publikuan hartën me emrat e qyteteve ku janë vrarë protestuesit.

Mësohet se personat të cilët kanë humbur jetën kanë qenë studentë.

Një grup i personave të mbledhur ditën e enjte në qytetin Mesh’hed pa thirrjen e ndonjë subjekti politik, ka protestuar kundër kushteve ekonomike në vend.

Këto manifestime, të cilat u kthyen në protesta antiqeveritare, vazhdojnë në qytete të ndryshme të vendit.



Lajme të ngjashme