Irani paralajmëroi protestuesit në ditën e tretë të protestave

Kryetari i Gjykatës së Revolucionit në Teheran, Musa Gazanfer Abadi deklaroi se protestuesit, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas tre ditëve, do të ndëshkohen me dënime më të rënda.

Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë e lajmeve “Tesnim”, Abadi tha: “Ndëshkimet e manifestuesve të ndaluar, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas ditës së tretë dhe më vonë, do të jenë më të rënda. Sepse krahas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se këto protesta janë të paligjshme, këta persona me vetëdije dhe qëllimisht vazhduan të shkaktojnë trazira në shoqëri”.

“Gjatë ditëve në vijim pjesëmarrja në protesta nuk do të shqyrtohet në kuadër të të drejtës së qytetarëve”, theksoi Abadi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për më tepër, këta persona do të mbahen si persona të cilët synojnë themelet e regjimit. Personat e ndaluar do të mund të akuzohen me akuza të rënda, si sulm ndaj sigurisë kombëtare dhe dëmtim i pronave publike”.

Duke e bërë të ditur se personat e ndaluar do të gjykohen me procedurë të shpejtë, Abadi gjithashtu tha se është zbuluar lidhja me shërbimet sekrete të vendeve të huaja e njërit prej liderëve të protestave, i cili është ndaluar.

Lajme të ngjashme