Iran - Trazirat sociale përhapen në qytete të ndryshme të vendit

Manifestuesit në Iran protestojnë kundër krizës ekonomike dhe papunësisë në vend.

Iran - Trazirat sociale përhapen në qytete të ndryshme të vendit
Përhapen protestat antiqeveritare në Iran
Përhapen protestat antiqeveritare në Iran

Protestat kundër standardeve të këqija të jetesës në Iran filluan të enjten në Meshhed dhe vazhdojnë të përhapen në disa qytete të vendit.

Trazirat sociale në Iran, ku protestohen kriza ekonomike dhe papunësia, vazhdojnë duke u përhapur në qytete të ndryshme të vendit.

Në këto protesta që u shndërruan në ngjarje të dhunës kanë humbur jetën 18 persona në mesin e të cilëve 1 polic.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e protestuesve ndaj policisë në qytetin Nexhef Abad të provincës Isfahan, ka humbur jetën një dhe u plagosën 3 policë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Shoqatës së Gazetarëve të Rinj të Radiotelevizionit të Iranit (YJC), si pasojë e zjarrit të hapur me armë gjuetie nga ana e një protestuesi janë plagosur 4 policë, ndërkaq njëri prej policëve iu nënshtrua plagëve të marra dhe nuk u arrit të shpëtohet.

Të enjten e kaluar një grup i mbledhur pa thirrje të ndonjë partie politike në qytetin Mesh’hed, organizoi një manifestim me qëllim të protestimit të kushteve ekonomike në vend. Këto protesta, të cilat u kthyen në protesta opozitare kundër regjimit, vazhdojnë në qytetet e ndryshme të vendit.

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se protestuesit e armatosur tentuan të hyjnë në rajone të policisë dhe baza ushtarake, por hasën në rezistencë të fortë të forcave të sigurisë.

Ndërkaq në ngjarjet e dhunës të jetuara mbrëmë kanë humbur jetën 9 persona.

 

Numri i përgjithshëm i viktimave të këtyre protestave prej të enjtes e këtej doli në 26.

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se protestuesit kanë sulmuar rajonin policor në Kahdarixhan ku tentuan të marrin armët.

Në përleshjet e dala u vranë 6 protestues.

Ndërkaq bëhet e ditur se edhe në qytetin Nexhefabad ka humbur jetën një polic, në qytetin Hurmenshehr janë vrarë një fëmijë 11-vjeç dhe një i ri 20-vjeçar.

Bëhet e ditur se në mbarë vendin janë ndaluar rreth 400 persona.

Gjatë protestave të organizuara në qytetin Kirmanshah protestuesit i vënë zjarrin një pike të kontrollit të policisë rrugore.

Ndërsa Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani nëpërmjet faqes zyrtare të Presidencës i bëri thirrje popullit civil që të ndërhyjë në mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke shtuar se duhet ti shmangen vënies në pozitë së vështirë të vendit nga i cili do të mund të përfitojnë armiqtë.  

“Kritika dhe protestat nuk janë kërcënim, por rast. Populli do të përgjigjet vet ndaj plaçkitësve dhe atyre që bëjnë shkeljen e ligjit. Kombi ynë do të interesohet nga afër me këtë pakicë, e cila hedh slogane të jashtëligjshme në kundërshtim me kërkesat e njerëzve dhe që përulin shenjtërinë dhe vlerat e revolucionit”, shkruan Ruhani në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme