Gannushi: Populli turk i dha mësim të mirë botës në çështjen e demokracisë

Ish-Kryeministri i Tunizisë, Rashid Gannushi deklaroi se Turqia, e cila i rezistoi tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste FETO, shpëtoi nga kurthet.

Gannushi: Populli turk i dha mësim të mirë botës në çështjen e demokracisë

Lideri i Lëvizjes an-Nahda, ish-Kryeministri i Tunizisë, Rashid Gannushi deklaroi se populli turk gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti të ndërmarrë më 15 korrik 2016 i dha mësim botës në çështjen e demokracisë.

Në reportazhin e dhënë për gazetën “Sabah” Gannushi tha se Turqia, e cila i rezistoi tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste FETO, shpëtoi nga kurthet.

“15 korriku tregoi se një popull, i cili e shijoi lirinë, kurrë nuk do ta pranojë periudhën e despotizmit”, deklaroi Gannushi.

Duke vënë në dukje se pasi dëgjoi për tentativë ai ka kontaktuar me njërin prej këshilltarëve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Gannushi tha: “Ishte një natë historike. Falë Zotit përfundoi me sukses. Pamë se të rinj e të moshuar, gra e burra të gjithë dolën përballë tankeve dhe mbetën të ekspozuar ndaj bombardimeve të avionëve për të mbrojtur vendin e tyre”.

Rashid Gannushi gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e hapave të hedhura nën udhëheqjen e Turqisë pas vendimit skandal të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Umeti ka nevojë për lider, unitet dhe planifikim strategjik”, bëri të ditur Gannushi, ndërsa shtoi se kjo zbrazëtirë është plotësuar nga Presidenti Erdogan.

Ai gjithashtu kritikoi edhe liderët arab, të cilët nuk morën pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të thërritur nga Presidenti Erdogan, ndërsa shtoi se “Kjo është një tregues i qartë i tradhtisë”.



Lajme të ngjashme