SHBA-ja mbështet të drejtën e popullit iranian për të protestuar në mënyrë paqësore

“Mbështesim të drejtën e popullit iranian për t’u shprehur në mënyrë paqësore”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me protestat në Iran...

SHBA-ja mbështet të drejtën e popullit iranian për të protestuar në mënyrë paqësore

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të dielën vonë mbështetjen e saj për protestat në Iran.

“Mbështesim të drejtën e popullit iranian për t’u shprehur në mënyrë paqësore. Zëri i tyre meriton të dëgjohet. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të mbrojnë të drejtën themelore të shprehjes me rrugë paqësore dhe t’i shmangen ndonjë akti, i cili do të kontribuojë për censurën”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me protestat në Iran.

Një prononcim rreth protestave në Iran erdhi dy ditë më parë edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Shumë raporte për protesta paqësore nga qytetarët iranianë, të ngopur me korrupsionin e regjimit dhe harxhimin e pasurisë së kombit për të financuar terrorizmin jashtë vendit. Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e popullit duke përfshirë edhe të drejtën për të shprehur veten. Bota po shikon!”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme