SHBA – Dhunë në familje, 1 polic vritet dhe 4 të tjerë plagosen në Kolorado

Një polic u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën të dielën teksa shkuan për t’iu përgjigjur një thirrjeje telefonike, e cila denonconte një incident në një apartament në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

SHBA – Dhunë në familje, 1 polic vritet dhe 4 të tjerë plagosen në Kolorado

Një polic u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën të dielën teksa shkuan për t’iu përgjigjur një thirrjeje telefonike, e cila denonconte një incident në një apartament në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Incidenti në afërsi të qytezës Douglas, në Denver të Kolorados, u konfirmua edhe nga Zyra e Sherifit të Qarkut Douglas.

Përshkruar si “dhunë në familje”, ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit (10.00GMT), kur një ekip policor u sulmuan me armë zjarri nga një i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

“Policët iu përgjigjën një denoncimi për ‘dhunë në familje’, që rezultoi me të shtëna armësh. Pesë policë u qëlluan nga i dyshuari. Konfirmojmë vdekjen e njërit prej tyre. Dy civilë gjithashtu u qëlluan nga i dyshuari”, tha Zyra e Sherifit në Douglas duke shtuar se “i dyshuari është vrarë dhe nuk përbën më një kërcënim”.

Nga ana tjetër, Zyra e FBI-së në Denver njoftoi se po monitoronte situatën.

“FBI-ja ka monitoruar ngjarjet që ndodhën këtë mëngjes dhe ka ofruar mbështetje të plotë për Policinë e Qarkut Douglas”, deklaroi Zyra e FBI-së në Denver përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me partnerët tanë ligjzbatues dhe me të gjithë ata që u prekën nga ky akt dhune i pakuptimtë”, thuhet mes të tjerash në postimin e FBI-së.



Lajme të ngjashme