Katar - Mbërrin kontingjenti i ri ushtarak turk

Një kontingjent i ri formuar me njësi të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) ka mbërritur në bazën ushtarake ajrore “al- Ubeyd”, 30 km në jugperëndim të kryeqytetit të Katarit, Doha.

876903
Katar - Mbërrin kontingjenti i ri ushtarak turk

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Drejtoria e Orientimit Moral pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit thuhet se trupat në fjalë do t’u bashkohen forcave të Batalionit “Tarik bin Ziyad” dhe do të marrin pjesë në stërvitje me trupat katarase me qëllim për të rritur fuqinë e përbashkët operacionale.

Komunikata njofton se trupat (turke) në fjalë kanë shkuar në këtë vend në kuadër të një marrëveshjeje për mbrojtje të përbashkët, që është nënshkruar midis Turqisë dhe Katarit.

“Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Shtetit të Katarit për Trajnime Ushtarake, Industrinë e Mbrojtjes dhe Dislokimin e Forcave të Armatosura Turke në Territorin e Katarit”, marrëveshje e cila u siguron njësive të FAT (ushtrisë turke) mundësinë për dislokim të përhershëm në Katar, ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2015.

Kurse “Protokolli Zbatues për Dislokimin e Forcave të Armatosura Turke në Territorin e Katarin” ishte firmosur në 28 prill 2016. Në 7 qershor 2016 protokolli ishte miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), duke mbyllur kështu procesin e brendshëm juridik për vendosjen e njësive të Forcave të Armatosura Turke në Katar.

Kontingjenti i parë i njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Katar kishte mbërritur më 19 qershor dhe stërvitjen e parë e kishte zhvilluar në Batalionin “Tarik bin Ziyad”.

 


Lajme të ngjashme