Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

AP: Një shtet s’mund të injorojë vullnetin ndërkombëtar; të reformohet Këshilli i Sigurimit

“Si përfaqësues të popujve arabë, ne presim reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Një shtet nuk mund të injorojë vullnetin ndërkombëtar”, deklaroi Parlamenti Arab (AP) përmes një komunikate me shkrim...

AP: Një shtet s’mund të injorojë vullnetin ndërkombëtar; të reformohet Këshilli i Sigurimit

Parlamenti Arab (AP), një organ i rëndësishëm i Ligës së Shteteve Arabe, theksoi të mërkurën se Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mori një vendim historik duke miratuar rezolutën për Jerusalemin, hartuar dhe ngritur në rend të ditës me nismën e Turqisë.

AP-ja deklaroi se pret gjithashtu reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas një komunikate me shkrim të Parlamentit të Ligës Arabe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është renditur në krah të “Ligjit dhe Drejtësisë” kundër vendimit provokues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin.

“Ky është një vendim historik në cilësinë e triumfit për kauzën e Jerusalemit dhe Palestinës”, thekson komunikata duke shtuar se as kërcënimet e SHBA-së për ndërprerje të fondeve për vendet mbështetëse të rezolutës nuk kanë pirë ujë.

Ajo tërheq vëmendjen gjithashtu se vendet e shenjta dhe historike të Jerusalemit nuk mund të jenë nën kontrollin e Izraelit, pasi kjo bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

“Si përfaqësues të popujve arabë, ne presim reformë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Një shtet nuk mund të injorojë vullnetin ndërkombëtar”, nënvizon Parlamenti Arab në fund të komunikatës.



Lajme të ngjashme