Shoygu: Rusia ka filluar me formimin e dy bazave të përhershme në Siri

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur se kanë filluar me themelimin e bazave ushtarake në Tartus dhe Hmeymim dhe se prania e tyre në këto baza do të jetë e përhershme.

Shoygu: Rusia ka filluar me formimin e dy bazave të përhershme në Siri

Rusia ka filluar krijimin e një pranie të përhershme ushtarake në dy baza ajrore në Siri, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur se kanë filluar me themelimin e bazave ushtarake në Tartus dhe Hmeymim dhe se prania e tyre në këto baza do të jetë e përhershme.

"Javën e kaluar, komandanti suprem (Vladimir Putin) miratoi strukturën dhe forcën e personelit të bazave Tartus dhe Hmeymim. Ne filluam me formimin e këtyre bazave", tha Shoygu.

Rusia përfundoi operacionet në Siri, që zhvilloheshin prej 30 shtatorit 2015 e këtej dhe tërhoqi një numër të konsiderueshëm të forcave të saj nga ky vend.



Lajme të ngjashme