Katari reagon ndaj vendimit të Guatemalës për shpërnguljen e ambasadës në Jerusalem

Katari dënoi vendimin e Guatemalës për shpërnguljen e ambasadës në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Katari reagon ndaj vendimit të Guatemalës për shpërnguljen e ambasadës në Jerusalem

Katari dënoi vendimin e Guatemalës për shpërnguljen e ambasadës në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Katarit, dënohet vendimi i Presidentit të Guatemalës, Jimmy Morales për të zhvendosur ambasadën në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe theksohet se ky hap i pavlefshëm dhe provokues nuk është i ligjshëm.

“Vendimi i Guatemalës bie ndesh me konsensusin e pranuar me një shumicë dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që refuzon Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe që i bën thirrje të gjitha vendeve të evitojnë ndërtimin e misioneve diplomatike në Jerusalem” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Katarit.  

Duke u bërë e ditur se dëshirohet që Guatemala të heqë dorë nga vendimi në fjalë, më tej shkruhet: “Katari mbështet në mënyrë të qartë krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me Kryeqytet Jerusalemin Lindor me kufijtë e vitit 1967 dhe zgjidhjen me dy shtete. Gjithashtu ka një qëndrim fiks që mbështet qëndrimin kryelartë të popullit palestinez dhe kauzës palestineze që bazohen në vendimet legjitime ndërkombëtare”.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, në një mesazh të publikuar në median sociale bëri të ditur se kanë marrë vendim për të zhvendosur ambasadën e vendit të tij në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Guatemala, vend i Amerikës Qendrore, nga aspekti ekonomik varet gjerësisht nga ndihmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 


Lajme të ngjashme