Kim Jong-un: Koreja e Veriut është kërcënim i fuqishëm bërthamor për Amerikën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se askush nuk mund të mohojë se vendi i tij është një kërcënim i fuqishëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kim Jong-un: Koreja e Veriut është kërcënim i fuqishëm bërthamor për Amerikën

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, Kim, gjatë një fjalimi në një mbledhje të Partisë së Punës, e ka quajtur Korenë e Veriut si "shtet strategjik që përbën kërcënim të fuqishëm bërthamor ndaj SHBA-ve".

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, e ka kritikuar me gjuhë të rreptë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të shpalosur rishtazi nga SHBA-të.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se strategjia amerikane e cila thekson se SHBA-të do të kundërpërgjigjen me forcë ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, është dokument për "kriminalizimin e Trumpit".

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për planin e Trumpit për të shkaktuar luftë bërthamore në Gadishullin Korean. Teksa përpiqen të fshehin qëllimet e këqija dhe se si tallen me botën, ata duhet po ashtu t'i shohin dhe qëllimet e vërteta (të Trumpit) që qëndrojnë prapa propozimit të Uashingtonit për dialog", thuhej në deklaratën e ministrisë.

Ndërkaq, edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë se Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve "shfaq haptazi qëllimin e Uashingtonit për ta sulmuar Korenë e Veriut". (AA)



Lajme të ngjashme