Përfundon votimi për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeti vetëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përfundon votimi për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
OKB-ja injoron vendimin e Trump për Jerusalemin
OKB-ja injoron vendimin e Trump për Jerusalemin

Me votimin e të enjtes Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) refuzoi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Udhëheqja e Shteteve Bashkuara të Amerikës mbeti vetëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Vendimi për Jerusalemin”, që me nismën e Turqisë pas Këshillit të Sigurimit u dërgua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua me 128 vota kundrejt 9 votave.

35 vende abstenuan.

Kështu që vendimi i shpallur nga Presidenti Donald Trump në 6 dhjetor për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit nuk është i ligjshëm.

Në të njëjtën deklaratë Trump deklaroi se Ambasadën e Amerikës në Izrael do ta shpërngulte nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Por një gjendje e tillë që bie ndesh me vendimet e OKB-së nuk gjeti mbështetje.

Me rezultatin e marrë në Asamblenë e Përgjithshme pas Këshillit të Sigurimit, pavarësisht të gjitha kërcënimeve të Amerikës, udhëheqja e Trumpit u la në vetmi në lidhje me statusin e Jerusalemit.

Izraeli, Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall , Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau qëndruan pranë Amerikës. 

Son dakika Kudüs oylamasında hangi ülke ne oy verdi

 



Lajme të ngjashme