Astanë – Fillon raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë, SHBA-ja përfaqësohet në nivelin më të ulët

Agjenda kryesore e negociatave dyditore formohet nga lirimi i robërve dhe të burgosurve, pastrimi i minave në zonat historike, situata e fundit në zonat çtensionim dhe përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi të Rusisë...

Astanë – Fillon raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë, SHBA-ja përfaqësohet në nivelin më të ulët

Takimi 8. për Sirinë në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit filloi të enjten me bisedimet bilaterale ndërmjet palëve.

Agjenda kryesore e negociatave dyditore, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen në nivelin më të ulët, formohet nga lirimi i robërve dhe të burgosurve, pastrimi i minave në zonat historike, situata e fundit në zonat çtensionim dhe përgatitjet për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian në Soçi të Rusisë.

Raundi 8. i bisedimeve ka nisur me bisedime dypalëshe mes vendeve garantuese të armëpushimit, të cilat janë Turqia, Rusia dhe Irani.

Bëhet e ditur se zv/nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Önal, që kryeson delegacionin turk në Astanë, ka realizuar një takim me zyrtarët rusë.

Rusia gjithashtu ka pasur takime të ndara me delegacionin iranian dhe atë të regjimit të Beshar Esedit.

Delegacioni rus kryesohet nga Alexander Lavrentiev, përfaqësuesi special për Sirinë i Presidentit Vladimir Putin, ndërsa në krye të delegacionit iranian është zv/ministri i Punëve të Jashtme për Çështjet Arabo-Afrikane, Hossein Jaberi Ansari.

Ndërkaq, mësohet se edhe delegacioni turk pritet të zhvillojë një takim me delegacionin iranian.

Të pranishëm si vëzhgues në bisedime janë edhe delegacionet e SHBA-së, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Jordanisë, ku bie në sy përfaqësimi i delegacionit amerikan në nivelin më të ulët.

Në takimet e mëparshme, SHBA-ja përfaqësohej nga David M. Satterfield, zv/nënsekretari i Zyrës së Çështjeve të Lindjes së Afërt në Departamentin e Shtetit; ndërsa këtë herë përfaqësohet nga Ahmed Shama, një nga ekspertët e shumtë të Departamentit të Shtetit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit njoftoi ndërkohë se përfaqësuesi special i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Staffan de Mistura, do të marrë pjesë në bisedime ditën e nesërme.



Lajme të ngjashme