Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani duhet ta pranojnë rritjen e Kinës

Udhëheqja e Pekinit iu përgjigj cilësimit të Rusisë dhe Kinës si konkurrentë të cilët sfidojnë ShBA-në.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani duhet ta pranojnë rritjen e Kinës

Udhëheqja e Pekinit iu përgjigj cilësimit të Rusisë dhe Kinës si konkurrentë të cilët sfidojnë ShBA-në, të bërë gjatë publikimit të strategjisë të sigurisë kombëtare nga ana e Presidenti Donald Trump.

Në dokumentin e përbërë prej 55 faqesh të strategjisë së sigurisë kombëtare të publikuar dje nga Presidenti Trump, u vë theksi në forcimin e Pekinit në rajon, ndërsa Kina u akuzua për vjedhje të teknologjisë.

Në strategjinë e sigurisë gjithashtu bëhet fjalë për kufizimin e vizave për qytetarët kinezë dhe për barrierat e tregut.

“The Global Times”, që është organi mediatik i Partisë Komuniste të Kinës, bëri të ditur se dokumenti në fjalë pasqyron mungesën e vullnetit të Washingtonit për të pranuar realitetin e rritjes së Kinës.

“Është e pamundur që ShBA-ja të kontrolloj Kinën në qoftë se merren parasysh përmasat gjigante dhe fuqia e saj. Arsyeja kryesore e shqetësimit të Washingtonit është vazhdimi i rritjes së Kinës dhe përhapjes së ndikimit të saj në çdo aspekt”, thuhet në artikullin e organit mediatik në fjalë.

Edhe ambasada e Kinës në Washington i bëri thirrje udhëheqjes së ShBA-së për të hequr dorë nga mënyra e vjetër e të menduarit.

“ShBA-ja duhet të pajtohet dhe të përshtatet me zhvillimin e Kinës”, u tha nga ambasada kineze në Washington.



Lajme të ngjashme